Kompletohet përbërja e re e Komisionit për falje, këto janë emrat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është kompletuar përbërja e re e Komisionit për falje, ndërsa nesër është paraparë të mbahet seanca e parë konstituive, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentes, Gordana Siljanovska Davkova.

Kryetare e Komisionit është Milka Ristova, ndërsa anëtarë të tij janë Oliver Bacanovic, Aleksandra Gruevska Drakulevski, Blerta Ahmedi, Dragana Batiq, Afet Mamouti dhe Doan Suleimanoski.

Ky komision është pjesë e organeve të presidentes, i cili me propozim të Ministrisë së Drejtësisë vendos se kush dhe çfarë lloj faljeje do t’u jepet të dënuarve me aktgjykim të formës së prerë.

“Më e rëndësishmja për këtë komision është që së pari ta bëjë këtë, pasi po vjen Viti i Ri, e më pas ka falje. Por, një orë më vonë ai duhet të thërrasë anëtarët e të gjitha komisioneve të mëparshme për falje, për të dëgjuar vërejtjet, përvojat dhe sugjerimet e tyre. Pastaj, edhe për të thirrur kryetarin e Komisionit një seancë dëgjimore, ju e dini se është përgatitur një version pune i Ligjit për falje. Ligji ynë për faljen tani është me shumë defekt, pas ndryshimeve, që do të thotë shfuqizimi i dispozitave nga Gjykata Kushtetuese, realisht na duhet një ligj i përputhshëm me atë evropian dhe mendoj se atëherë Komisioni do të mund të marrë barrën e vendimmarrjes”, tha Siljanovska Davkova së fundi në një intervistë për MRT.

Advertisement

Presidentja thekson se na duhet një ligj që do të përcaktojë saktësisht se kush, si dhe çfarë bën, por rreziku më i madh për këtë proces është që të politizohet ose partizohet.

Vendimet për faljen e të dënuarve merren nga kreu i shtetit me rekomandimin e Komisionit të faljes, i cili është organ i përhershëm punues në shërbim të presidentit.

Përbërja e mëparshme e Komisionit, e cila u konstituua në fund të korrikut, dha dorëheqje kolektive, pasi disa nga faljet e shpallura për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, 23 tetor, shkaktuan reagime në opinion, ndërsa në disa media është raportuar se njëri nga personat e falur ishte anëtar i kartelit të drogës “Baron”./Telegrafi/

The post Kompletohet përbërja e re e Komisionit për falje, këto janë emrat appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy