Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 145-të, sot pasdite, pa diskutim, votoi Abdush Demirin për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Për vendimin votuan 90 deputetë, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Demiri është propozim për anëtar të KSHZ-së nga Lëvizja Besa, ndërsa e cila është pjesë e koalicionit të partive opozitare shqiptare “VLEN”. Kandidati i dytë i cili ishte në garë Zulfi Adili u tërhoq, pasi Qeveria e emëroi drejtor të Agjencisë për Investime të Huaja me propozimin e Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët.

Zgjedhja e tij plotëson përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. KSHZ-ja ishte pa anëtarin e shtatë për disa muaj, pasi Krenar Loga u bë ministër i Drejtësisë.

Ndryshe, Kuvendi sot pasdite ka miratuar vendim për vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe forcimit të sigurisë në burgun e Idrizovës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kompletohet përbërja e KSHZ-së, Abdush Demiri zgjidhet anëtar appeared first on Telegrafi.