Ndërmarrja Publike Komunale Tetova gjithnjë ka funksionuar me probleme. Shpesh herë punëtorët e kësaj ndërmarrje janë ankuar se kanë vonesa me pagat. Krahas kësaj menaxhimi me mbeturinat më tepër është vështirësuar gjatë periudhës së verës kur ka rritje enorme të sasisë së mbeturinave.
Problemi me menaxhimin me mbeturinat në Tetovë dhe jo vetëm, ka bërë që komuna e Tetovës të nënshkruajë marrëveshje për Partneritet Publik Privat me një kompani nga Sllovenia e cila në të ardhmen do të merret me menaxhimin e mbeturinave. Komuna e Tetovës do të ketë 51 përqind pronësi në këtë ndërmarrja kurse koncesionerët 49 për qind. Para se komuna e Tetovës të ndërmarrë një hap të këtillë ka bërë edhe studim fizibiliti. Problemi kyresor sipas autoriteteve të komunës ka qenë gjendja e rëndë financiare në të cilën ka qenë Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë.
“Në këtë rast është një kompani serioze nga Sllovenia me pronarë nga Austria. Do të merret me operativën, pra me grumbullimin dhe transportin e mbeturinave deri në vendgrumbullimin në Rusino. Dhënia në koncesion do të jetë për 15 vite. Krahas kësaj kemi pasur edhe një takim me një palë nga shteti i Zvicrës dhe unë i kam vendosur në kontakt këta dy palë, sepse njëra palë merret me menaxhimin e mbeturinave kurse pala tjetër merret me reciklimin e tyre. Nëse ata do të arrinë të bëjnë një dakordësi, unë mendoj se jo vetëm komuna e Tetovës por tërë rajoni i Pollogut do të zgjidhë problemin që dekada me rradhë nuk zgjidhet, pra problemin me mbeturinat.Sepse, sipas informacioneve, brenda ditës në Tetovë janë grumbulluar 25 ton me mbeturina”, deklaroi Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.
Problemi me menaxhimin me mbeturinat në Tetovë dhe jo vetëm, ka bërë që komuna e Tetovës të nënshkruajë marrëveshje për Partneritet Publik Privat me një kompani nga Sllovenia e cila në të ardhmen do të merret me menaxhimin e mbeturinave. Komuna e Tetovës do të ketë 51 përqind pronësi në këtë ndërmarrja kurse koncesionerët 49 për qind. Para se komuna e Tetovës të ndërmarrë një hap të këtillë ka bërë edhe studim fizibiliti. Problemi kyresor sipas autoriteteve të komunës ka qenë gjendja e rëndë financiare në të cilën ka qenë Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë.
“Në këtë rast është një kompani serioze nga Sllovenia me pronarë nga Austria. Do të merret me operativën, pra me grumbullimin dhe transportin e mbeturinave deri në vendgrumbullimin në Rusino. Dhënia në koncesion do të jetë për 15 vite. Krahas kësaj kemi pasur edhe një takim me një palë nga shteti i Zvicrës dhe unë i kam vendosur në kontakt këta dy palë, sepse njëra palë merret me menaxhimin e mbeturinave kurse pala tjetër merret me reciklimin e tyre. Nëse ata do të arrinë të bëjnë një dakordësi, unë mendoj se jo vetëm komuna e Tetovës por tërë rajoni i Pollogut do të zgjidhë problemin që dekada me rradhë nuk zgjidhet, pra problemin me mbeturinat.Sepse, sipas informacioneve, brenda ditës në Tetovë janë grumbulluar 25 ton me mbeturina”, deklaroi Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës./koh.mk/
The post Kompania sllovene do të menaxhojë me mbeturinat në Tetovë appeared first on Telegrafi.