Komiteti i Ministrave të KE-së kërkon nga Bullgaria që të lejojë regjistrimin e pakicës maqedonase

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës u ka bërë thirrje autoriteteve bullgare të lejojnë regjistrimin e pakicës maqedonase në Bullgari.

“Kjo përmbahet në Rezolutën e Përkohshme që u miratua dje në një takim të zv. ministrave, e cila ka të bëjë me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, veçanërisht aktgjykimin “Organizata e Bashkuar e Maqedonisë Ilinden dhe grupe të tjera kundër Bullgarisë”. Në të, autoritetet bullgare janë thirrur të lejojnë që çdo kërkesë e re për regjistrimin e “OBM Ilinden” ose shoqata të ngjashme me “OBM Ilinden” të konsiderohet në përputhje të plotë me nenin 11 të Konventës, pra lejen për regjistrimin e tyre”, informon korrespondenti i AIM-së.

Komiteti vëren, ndër të tjera, se, që nga viti 2006, Organizata e Bashkuar e Maqedonisë – Ilinden nuk ka mund të përfitojë nga procedurat e regjistrimit në përputhje me Konventën.

Ata theksojnë detyrimin e secilit shtet, në përputhje me nenin 46 neni 1 të Konventës, për të përmbushur vendimet përfundimtare të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në çdo çështje në të cilën është palë, plotësisht, në mënyrë efektive, në kohën e duhur dhe me mirëbesim./Telegrafi/

Advertisement

The post Komiteti i Ministrave të KE-së kërkon nga Bullgaria që të lejojë regjistrimin e pakicës maqedonase appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy