Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të diskutojë për vendosjen e sërishëm të regjimit me kufijtë me Serbinë dhe Kosovën apo mbylljen e vendkalimeve kufitare me këto dy shtete. Një gjë e tillë vjen si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve në këto dy vende.

“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mënyrë aktive e ndjek pasqyrën gjendjen epidemiologjike me coronavirusin në rajon dhe në shtetet fqinje, ndërsa rikthimi i sërishëm i masave ka të bëjë me parandalimin nga rreziqet potenciale ndaj shëndetit të popullatës në Maqedoninë e Veriut”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Dimitrov thotë se vendimi për mbyllja eventuale e mbylljes së kufijve nuk do të jetë politikem, për arsye kriter kryesor është pasqyra epidemiologjike.

“Në hapjen apo mbylljen e kufijve nuk ka politikë, kryeter kryesor është pasqyra epidemiologjike. Kriteri për BE-në është përafrisht 20 raste të reja me Covid-19 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit”, tha Dimitrov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dimitrov tha se sa më shumë u përmbahemi masave siç janë mbajtja e maskave dhe largësisë trupore, aq më e mirë do të jetë pasqyra epidemiologjike dhe më shpejt do të hapen kufijtë.

The post Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të diskutojë për mbylljen e kufirit me Kosovën dhe Serbinë appeared first on Telegrafi.