Komisioni për politikë sociale vazhdon të mbetet pa kryetar, pasi Fronti Evropian ende nuk ka vendosur se kë do ta propozojë në vend të Ilire Dautit, e cila së fundmi dha dorëheqje.
Nga Fronti Evropian thonë se për momentin nuk kanë emra konkret për këtë post dhe se opinioni do të informohet në kohë në momentin që do të ketë diçka konkrete.
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në “Daily Click” tha se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi duhet të thërrasë seancë plenare dhe ta votojë sërish Ilire Dautin për kryetare të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini
Dauti dha dorëheqje pas votimit të interpelancës ndaj saj.
Advertisement
The post Komisioni për politikë sociale ende pa kryetar pas dorëheqjes së Ilire Dautit appeared first on Telegrafi.