Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) propozon që Enti Shtetëror i Auditimit të bëjë auditimin e IT-së të sistemit të provimeve të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.
Ky rekomandim del pas shqyrtimit të kërkesës në KSHPK në seancën e sotme të 60-të, për dyshime të caktuara rreth procesit të zhvillimit të provimit pranues për trajnimin fillestar të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.
Siç sqaron Sofka Pejovska Dojçinovska, anëtare e KSHPK-së, nga dokumentacioni i parashtruesit të kërkesës shihet se ai ka përdorur mjetet juridike dhe ka parashtruar ankesë dhe Antikorrupsioni nuk mund të marrë asgjë konkrete në atë rast.
Drejtoresha e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, nga ana tjetër, theksoi se Enti Shtetëror i Auditimit ka mekanizma dhe mund të bëjë auditimin e IT-së në sistemin kompjuterik të Akademisë.
“Tani ajo që kërkohet të arrihet arrihet në mënyrë më të sofistikuar përmes sistemit kompjuterik dhe nëse ka kode ato janë të lidhura dhe prandaj ndoshta si rekomandim të kërkohet nga Enti Shtetëror i Auditimit që të bëjë një auditim sistematik të IT-së”, tha Ivanovska.
Duke pasur parasysh se nga Akademia duhet të dalin njerëz që do ta administrojnë drejtësinë, sipas Ivanovskës, ajo ka një peshë të caktuar dhe për këtë KSHPK-ja vetëm mund të tregojë, kurse Enti Shtetëror i Auditimit gjithashtu bënë rishikime të tilla, pastaj të përcaktojnë sipas metodologjisë së saj./Telegrafi/
The post Komisioni për Antikorrupsion kërkon rishikim të sistemit të provimeve për Akademinë e Gjyqtarëve appeared first on Telegrafi.