Komisioni për Antikorrupsion hapi lëndë kundër Ministres së Financave Nina Angellovska me qëllim që të hetojë nëse ekziston konflikt interesi në lidhje me procedimin e saj për fondet që ajo kishte në bankën “Eurostandard” para se të falimentonte.

Nga Komisioni për Antikorrupsion konfirmojnë për AIM-në se rasti ishte hapur me iniciativën e tyre me qëllim të zbardhjes së tërë rastit që shkaktoi reagime në publik.

Komisioni është në proces të mbledhjes së të dhënave për rastin nga Banka Popullore dhe Ministria e Financave në mënyrë që të përcaktojë nëse Ministrja kishte informacione se banka do të mbyllet, kështu që ajo tërhoqi fondet e saj ose i tërhoqi ato në situatë normale, që është e drejta e secilit që ka pasuri në një bankë./Telegrafi/

The post Komisioni për Antikorrupsion hap lëndë kundër ministres Angellovska appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";