Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është i mendimit të paraqesë një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin e djeshëm për Legalizimin e Ndërtimeve të Paligjshme.
“Nëse Ligji për Legalizimin e Ndërtesave të Paligjshme hyn në fuqi, atëherë ne mund të vendosim një kryq në të gjitha ligjet e tjera, kështu që ne jemi të mendimit të paraqesim një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që ata gjyqtarë ta vlerësojnë atë”,
thotë kryetarja e Komisionit Antikorrupsion Biljana Ivanovska në një deklaratë për “MKD.mk”.
Ivanovska thotë se së pari do të analizojnë tekstin e Ligjit, por thekson se, sipas asaj që u publikua në media, Ligji nuk ka logjikë./Telegrafi/
The post Komisioni për Antikorrupsion do të paraqesë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për legalizim appeared first on Telegrafi.