Komisioni për Politikë të Jashtme ka kaluar sot propozim – ligjet për ratifikimin e protokolleve të Traktatit të Atlantikut të Veriut të Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës.
Protokollet u miratuan njëzëri edhe nga deputetët e opozitës edhe të atyre të pushtetit.
Deputetët vlerësuan se, bëhet fjalë për dy vende mike të cilat kanë mbështetur çdoherë Maqedoninë e Veriut, nga pavarësia e saj, si dhe për aspiratat e saja euro-atlantike.
Ndërkaq, sipas deputetëve të opozitës, me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, do të përforcohet arkitektura e sigurisë në pjesën skandinave të Evropës dhe do të paraqesë vlerë të shtuar për Aleancën. Pas miratimin në komisionin amë, protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO duhet të votohen edhe në seancë plenare, e cila është caktuar për të mërkurën në mesditë./Telegrafi/
The post Komisioni në RMV miratoi protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO appeared first on Telegrafi.