Komisioni i Prokurorisë Publike do të monitorojë parregullsitë në procesin zgjedhor në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore informon se në vazhdimësi do të monitorojë procesin zgjedhor përmes Komisionit të përkohshëm për monitorimin e parregullsive eventuale në lidhje me kryerjen e veprave penale nga neni 16 i Kodit Penal – “vepra penal kundër zgjedhjeve dhe votimit” si dhe vepra penale tjera që janë kryer gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve lokale.

“Prokurorët publik me përkushtim veprojnë në luftën kundër veprave penale në lidhje me procesin zgjedhor dhe votimin, duke dhënë kontribut për shkatërrimin e tyre”, theksojnë nga Prokuroria Themelore.

Nga Prokuroria gjithashtu njoftojnë se edhe gjatë ditës së nesërme të zgjedhjeve do të vendosen ndërrime shtesë në detyrë në Prokuroritë Publike.

Prokuroria Publike gjithashtu rikujton se adresa e hapur e-mail [email protected] është funksionale, ku kushdo që beson se në një procedurë ka indikacione për vepër penale që lidhet me procesin zgjedhor mund të paraqesë një ankesë ose raport në Komision për monitorimi i parregullsive zgjedhore./Telegrafi/

Advertisement

The post Komisioni i Prokurorisë Publike do të monitorojë parregullsitë në procesin zgjedhor në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy