
Komisioni Evropian parasheh se ekonomia e Maqedonisë sivjet shënon rritje prej 2%, ndërsa në vitin 2024 3.1%.
Në parashikimin e KE-së, në pjesën e Maqedonisë thuhet se pas rimëkëmbjes së pjesshme nga COVID-19, rritja vjetore e BPV-së në vitin 2021 ishte 3.9%, ndërsa në vitin 2021 ishte 2.1%. Ekonomia e vendit u ndikua nga ulja e kërkesës së jashtme dhe nga ndërprerjet e sinxhirëve global si dhe rritja globale e ushqimit dhe energjisë.
“Derisa pensionet dhe pagat realisht u ulën, remitancat dhe konsumi privat u rrit. Konsumi i brendshëm, edhe pse më i ulët se në vitin 2022, mbetet shtytësi kryesor i rritjes”, thuhet në raport.
Po ashtu theksohet se rritja e investimeve parashikohet të mbetet e qëndrueshme./Telegrafi/
The post Komisioni Evropian: Rrija e ekonomisë së Maqedonisë 2% për sivjet appeared first on Telegrafi.