Komisioni Evropian njoftoi se nesër, kryetarja Ursula von der Leyen do të takohet me “presidentin e Maqedonisë së Veriut” Stevo Pendarovski dhe do t’i drejtohet “parlamentit të Maqedonisë së Veriut”, pas së cilës nuk shkoi shumë kohë dhe e larguan postimin nga Twitter për ta zëvendësuar me një njoftim të ri.

Ajo që nxiti replika dhe komuntuesit e kishin vërejtur, ishte përmendja e presidentit të vendit dhe kuvendit, në thonjëza!

Veprim ky i cili nuk ka ndodhur ndonjëherë tjetër në asnjë postim të KE-së.

Në një njoftim të ri të KE-së në Twitter, thuhet se Von der Leyen do të takohet me Presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe se do t’i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pra postimi u korrigjua dhe thonjëzuat u larguan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Von der Leyen nesër në orën 13:00 do të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë.

KE-së iu deshën rreth 30 minuta për të hequr postimin nga rrjeti social Twitter deri në zëvendësimin e tij më një postim të ri.

The post Komisioni Evropian konfirmon vizitën e Ursula von der Leyen nesër në Shkup, njoftimi në Twitter nxiti reagime appeared first on Telegrafi.