Komisioni Anti-korrupsion duke kontrolluar gjendjen pronësore-juridike të funksioanrëve të zgjedhur dhe të emëruar dhe vërtetësinë e të dhënave të parashtruara, ka zbuluar keqpërdorim të të dhënave zyrtare dhe dyshim për larje parash nga bastoret sportive.

“Për shkak të tejkalimit të kësaj, propozoj që si KSHPK të kërkojmë urgjentisht të bëhet kontroll antikorrupsion të Ligjit për lojërat e fatit dhe të të bëhet kontroll të ligjit për rregullimin e pagesës në para të gatshme, pasi tani për tani me kontrollin e parë, rreth 40.000 euro janë vendosur në paraqitjet tatimore pa ditur qytetarët. Të kërkojmë ndryshim të ligjit ose të rregullohet kjo pagesë në para të gatshme”, propozoi anëtari i KSHPK-së, Goran Tërpenoski, i cili ka punuar në rastin së bashku me shërbimet e komisionit.

Gjatë kontrollit ata kanë zbuluar rast të dyshimit të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve nga bastoret sportive dhe indikacion për dyshim për larje të mundshme të parave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai bëri thirrje që qytetarët të kontrollohen paraqitjet tatimore për shkak se ka raste të humbjes së ndihmës sociale, vjedhjes së të dhënave personale, marrjes së kredive.

The post Komisioni Anti-korrupsion zbuloi raste të dyshuara të larjes së parave dhe keqpërdorim të të dhënave personale nga bastoret sportive në Maqedoni appeared first on Telegrafi.