Komisioni Anti-korrupsion sipas planit për kontrollimin e pronës, në vitin e ardhshëm do të kontrollojë të dhënat e deklaratave të 10 gjykatësve dhe 10 prokurorëve.
Ky komision po ashtu do të kontrollojë edhe 10 drejtorë të spitaleve, katër persona nga Inspektorati për Transport, ndërtimtari dhe urganizëm si dhe Inspektoratet për Mjedis Jetësor dhe Bujqësi.
Për herë të parë do të kontrollohen edhe deklaratat e 10 kryetarëve të Këshillave Komunale dhe 10 drejtorëve të ndërmarrjeve publike.
Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska tha se planë përfshin kontrollimin e rponës dhe konfliktit të interesin në gjyqësi, pushtetin lokal dhe organet e ekzekutivit./Telegrafi/
The post Komisioni Anti-korrupsion në Maqedoni do të kontrollojë listat pronësore të gjykatësve, prokurorëve dhe drejtorëve appeared first on Telegrafi.