Komisioni Anti-korrupsion çoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për korridorin 8 dhe 10 D

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Anti-korrupsion dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për autostrada nga ku kompanisë “Bechtel & Enka” i mundësohet të ndërtojë pa tenderë.

Funksionarët shtetëror të Maqedonisë janë të mendimit se gjykata duhet ta ketë fjalën e fundit, ndërsa Komisioni Anti-korrupsion nuk kundërshton nevojën për ndërtimin e rrugëve, por mënyrën se si do të bëhet duke thënë se ky ligj është në kundërshtim me disa vlera themelore kushtetuese.

Zv.kryeministri Ljupço Nikollovski para disa ditëve deklaroi se nuk sheh mundësi për elemente korruptive në këtë ligj, por në procedurat e deritashme që na kanë lënë pa autostrada me vite.

Ligji në Kuvend u votua me procedurë të shkurtuar, u dekretua nga presidenti i vendit dhe u shpall në gazetën zyrtare. Me këtë ligj parashihet “Bechtel & Enka” si investitor strategjik që do të ndërtojë austradat Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafëthanë dhe Prilep – Manastir./Telegrafi/

Advertisement

The post Komisioni Anti-korrupsion çoi në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për korridorin 8 dhe 10 D appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy