Ipeshkvi Jakov Stobiski nga Kisha Ortodokse Maqedonase, sërish ka bërë thirrje për protestë që do të mbahet të enjten në Shkup.
Sipas tij, protesta organizohet kundër dy ligjeve – Ligjit për evidencën amë dhe Ligjit për barazinë gjinore.
Kishës i pengon konteksti që i jepet termit gjini, si dhe për shkak se në njërin nga ligjet parashihet ndryshimi i gjinisë me deklaratë. Ipeshkvi u distancua nga gjuha eventuale e urrejtjes kurse sipas tij diktaturë është që në llogari të realizimit të disa të drejtave të realizohen të drejtat e tjerëve.
“Shprehja e kishës, refleksi protestues i kishës, interpretohet gabimisht në opinion. Kisha është shumë më tepër se institucioni, është organizëm i gjallë, bashkësi që ka sistem vlerash. Dhe, ky sistem është kontrast absolut, në kundërshtim me atë që na ofrojnë dhe atë që duan ta sjellin dy propozim-ligjet. Këto dy ligje seriozisht do ta cënojnë të drejtën tonë të besimit fetar, ta predikojmë fenë”, tha Jakov Stobiski, IPESHKV.
Peshkopi Jakov Stobiski tha se Kisha është cak i përndjekjes dhe linçimit, kurse me ndryshimin e tezave agresori dëshiron të shpallet viktimë. Sipas tij, nuk ekziston antagonizëm midis Kishës dhe komunitetit LGBT, por përkundrazi, bashkësitë fetare në vend janë më tolerant ndaj këtij komuniteti.
Propozim-ligjin për evidencën amë Qeveria e tërhoqi nga procedura parlamentare në Mars 2022, që të bëhen konsultime shtesë. Lidhur me ligjin për barazi gjinore, ai vitin e kaluar në shtator është vendosur në ENER, dhe për këtë ligj deri tani janë organizuar disa debate.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha sot se në parlament kanë mbërritur propozim-ligjet, kurse ndërkohë nëse ka kërkesë ndryshe për tërheqjen e tyre, do të veprohet në mënyrë adekuate.
The post KOM: Protesta kundër propozim-ligjeve për barazi gjinore, cenohet e drejta e besimit fetar appeared first on Telegrafi.