Zv. ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë së NATO-s dhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, Havier Kolomina, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës do të ketë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njoftojnë nga MPJ.

“Temat e takimit do të jenë sfidat aktuale të sigurisë, me fokus në situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në kontekst të agresionit ushtarak rus, si dhe situatën komplekse në Lindjen e Mesme”, thuhet në njoftim.

Pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media./Telegrafi/

The post Kolomina sot viziton Shkupin: Në fokus, situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështetja për Ukrainën dhe situata komplekse në Lindjen e Mesme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";