Kolevski: Shpallja për shef të PTHP-së Shkup më së voni për një muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Shkupit, si prokuroria më e madhe themelore publike në vend që nga e premtja është pa shef. Kreu aktual i PTHP-së, Sasho Rajçev, me vendimin e fundit të Këshillit të Prokurorëve Publikë është zgjedhur për anëtar të ri i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski, në deklaratë për AIM, tha se shpallja për shef të PTHP-së do të publikohet së shpejti, më së voni për një muaj dhe pas kësaj do të rrjedhë procedura ligjore për regjistrim të kandidatëve, vlerësim dhe më pas do të mund të caktohet seancë për zgjedhje.

“Së pari ne duhet të caktojmë një ud. shef i PTHP-së, që të mos jetë i zbrazur, të ketë udhëheqës – shef, megjithatë bëhet fjalë për prokurorinë më të madhe. Për publikimin e shpalljes duhet të bëhet konsultime me anëtarët e Këshillit. Detyra e parë për momentin është emërimi i një ushtruesi të detyrës. Duhet të bëhen konsultime me njerëz që vijnë në konsideratë për t’u emëruar, sepse edhe ky do të jetë një funksion mjaft i përgjegjshëm, edhe pse për një periudhë më të shkurtër kohe, deri në gjashtë muaj mund të jenë u.d.”, deklaroi Kolevski.

Zgjedhja e u.d. shef i PTHP Shkup, sipas Kolevskit, bëhet me propozim të prokurorit publik të shtetit ose të një anëtari të Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Advertisement

Javën e kaluar (22 prill), Këshilli i Prokurorëve Publikë, pas disa muajsh shqyrtimi të kandidaturave për vendet e lira të punës në Prokurorinë e Lartë Publike të Shkupit dhe Prokurorinë Themelore për përndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i zgjodhi prokurorët e rinj publikë për këto pozicione. Por, vëmendjen më të madhe në publik e la moszgjedhja e prokurores publike, Lençe Ristoska në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup, e cila e shprehu publikisht zhgënjimin e saj nga ky vendim.

The post Kolevski: Shpallja për shef të PTHP-së Shkup më së voni për një muaj appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy