Kodra e Diellit tërheqëse edhe gjatë verës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Jo të gjithë e duan plazhin pranë ujit, duke u ekspozuar në rrezatimet ultravjollcë. Ka edhe të tillë të cilët gjatë periudhës verore e preferojnë turizmin malor, ajrin e pastër dhe të freskët. E pikërisht për këtë kategori turistësh, ski-qendra Kodra e Diellit ofron disa risi për këtë verë.

“Këtë vit kemi disa risi për turizmin veror në qendrën e skijimit Kodra e Diellit. Për këtë sezon kemi “zip-lajn” prej 300 metrave me kapacitet për 300 persona të cilët do të mund ta shfrytëzojnë këtë aktivitet. Së shpejti do të fillojë të ndërtohet. Në funksion do të jenë edhe shtëpizat druri, të cilat për herë të parë ishin lëshuar në funksion gjatë sezonit dimëror dhe të njëjtat do të vazhdojnë me punë. Tashmë kemi siguruar edhe 15 biçikleta për ushtrim të çiklizmit malor”- deklaroi Adem Avziu Drejtor I Përgjithshëm I “ELEM TURS-IT”.

Teleferiku ofron një pamje të paharrueshme të idilit dimëror të Kodrën e Diellit, por këtë mal duhet ta shijoni edhe gjatë verës. Për këtë qëllim, do të lëshohet në përdorim edhe një gjashtëulëse për shëtitje panoramike, e cila do të lidhet me “zip lajnin”. Në funksion do të jetë edhe teleferiku me dy ulëse, i cili çon deri në majën më të lartë të Kodrës. Mjaft atraktiv për turistët është kalërimi, prandaj edhe këtë aktivitet do t’u jetë në dispozicion turistëve.

“Për periudhën veror do të kemi turistë nga jashtë. Kemi prenotime për turistë nga Çekia, nga vendet fqinje, nga i gjithë rajoni, nga Kosova, Shqipëria, Serbia”- tha Adem Avziu.

Advertisement

Avziu thotë se presin të vijnë shumë turistë, të cilët në Kodrën e Diellit do të kërkojnë “shpëtim” nga vapa, duke pasur parasysh se në këtë vend malor temperatura është për 10 gradë më e ulët se në qytet./TV21/

The post Kodra e Diellit tërheqëse edhe gjatë verës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy