Koçoska: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me SHBA-në për çështjen e tarifave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski është në komunikim të vazhdueshëm me SHBA-në për çështjen e tarifave dhe presim një zgjidhje sa më të shpejtë, edhe pse efektet e drejtpërdrejta të vendosjes së tarifave amerikane nuk janë të mëdha si për eksport ashtu edhe për import, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.

“Jemi duke përgatitur ndryshime në Ligjin për tarifat doganore me të cilat mund t’i zvogëlojmë edhe në zero sepse efekti nuk do të jetë aspak i madh, pasi që të gjitha eksportet vitin e kaluar ishin pak mbi 100 milionë euro, që është shumë pak në krahasim me këmbimin me botën. Çdo ndryshim në tarifat doganore nuk do të ketë ndikim në buxhet. Ne mund t’ia ofrojmë këtë SHBA-së në këtë moment. Ky është gabim sepse edhe kur shikohen tarifat individuale nuk ka tarifë doganore prej 65 për qind në Republikën e Maqedonisë”, tha Dimitrieska Koçoska në pyetjen e gazetarit në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Ajo theksoi se rrethanë rënduese është se nuk kemi marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në dhe shtoi se po punohet për të siguruar nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë.

“Besoj se në fund Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të ketë sukses që të nënshkruajë një marrëveshje të tillë, me nënshkrimin e së cilës do të kemi edhe ndryshime në tarifat doganore. Nëse dështojmë të nënshkruajmë një marrëveshje të tillë, do të shohim se çfarë do të bëjmë më pas. Nga ana jonë fillimisht do të ofrojmë ulje të tarifave doganore”, shtoi Koçoska./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Koçoska: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me SHBA-në për çështjen e tarifave appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy