Kocevski: Ju siguroj se e gjithë puna ime është në përputhje me ligjin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria dorëzon iniciativë për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, Ljupço Kocevski ka reaguar në lidhje me iniciativën e qeverisë për shkarkimin e tij.

Ai thotë se qeveria nuk i ka pasur të gjitha informacionet relevante.

Lexo po ashtu
Qeveria dorëzon iniciativë për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski

Advertisement

“Me sa pata rastin të lexoj në media, arsyeja e vendimit të Qeverisë ishte se zgjedhja e kreut të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup kinse ishte e kundërligjshme. Mendoj se Qeveria nuk i kishte në dispozicion të gjitha informacionet relevante dhe të sakta dhe për të shmangur keqkuptimet, dëshiroj të sqaroj sa vijon:

Orari i punës i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, i miratuar nga prokurori Hajrullahi, i cili aktualisht është i suspenduar, ishte i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2024.

Advertisement

Sipas atij orari, personat e caktuar për zëvendës të tij kanë pasur statusin e deputetit deri në skadimin e afatit më 31.12.2024”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski.

Kocevski në deklaratën e tij shtoi se “orari i punës së Prokurorisë së Lartë Publike Shkup për vitin 2025 është miratuar nga prokurori Cvetanovski në janar të vitit 2025, në kohën kur ai nuk ka pasur cilësinë e as zëvendësit dhe as të kryesuesit të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, që do të thotë se një orar i tillë nuk është miratuar në përputhje me ligjin dhe nuk mund të prodhojë efekt ligjor. Me konfirmimin e vendimit për suspendimin e prokurorit Cvetanovski, u lind nevoja që të caktohet një prokuror publik i cili përkohësisht do të drejtojë Prokurorinë e Lartë Publike Shkup.

Prandaj, shton Kocevski, ju siguroj se veprimet e mia në këtë rast, si dhe në tërë punën time, janë në përputhje me ligjin dhe me qëllim që të mundësohet funksionimi i qetë dhe i ligjshëm i prokurorisë publike dhe mbrojtja e interesit publik./Telegrafi/

 

Advertisement

The post Kocevski: Ju siguroj se e gjithë puna ime është në përputhje me ligjin appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy