Kocevski: Ish inspektorë komunalë të ndërtimit, ish drejtorë të DMSH-së dhe ish ministra përfshihen në zgjerimin e hetimit për tragjedinë në Koçan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori Lupço Koceski në press konferencë tha se për tragjedinë e Koçanit po hetohet edhe përgjegjësia e të gjitha institucioneve, personave zyrtarë të cilët me veprimet e tyre të jashtëligjshme kanë ndikuar në vazhdimësi që diskoteka – kabare “Puls” ka vazhduar të kryej veprimtari hotelerike pa përmbushur kushtet ligjore. Kocevski thotë se me këtë kanë cënuar rregullat jetësore të të gjithë personave që që e kanë vizituar këtë objekt.

“Pronarë, menaxhues, sigurimi i objektit dhe organizues të mjeteve piroteknike, hetohet edhe përgjegjësia e të gjitha institucioneve, personave zyrtarë të cilët me veprimet e tyre të jashtëligjshme kanë ndikuar në vazhdimësi që diskoteka – kabera “Puls”, që nga themelimi dhe për një kohë të gjatë, deri në shkaktimin e tragjedisë, ka vazhduar të kryejë veprimtari hotelerike pa përmbushur kushtet ligjore dhe me këtë kanë cenuar rregullat jetësore të të gjithë personave që e kanë vizituar këtë objekt. Parimet ligjore janë të qartë dhe ata janë krijuar për t’u zbatuar pikërisht për t’iu ikur katastrofave të këtilla. Përskaj tre kryetarëve të Komunës të cilët janë tashmë të dyshuar, Prokuroria ka ardhur deri te dyshimi i bazuar për përgjegjësi të mundshme edhe për ndaj tre inspektorëve komunal të ndërtimit të cilët kanë vepruar në kundërshtim me autorizimin dhe detyrimet e parapara me Ligjin për ndërtim dhe Inspektime mbikëqyrëse të cilët aspak nuk kanë realizuar inspektime ndaj objektit i cili jashtëligjshëm ka qenë i ridestinuar nga objekt për kabare për industri të lehtë në objekt hotelerik pas asnjë standard të sigurisë. Krahas ish drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, hetim është kryer edhe kundër tre personave të të njëjtit funksion, përfshirë edhe drejtorin aktual dhe sekretarin gjeneral që kanë qenë në këtë funksion gjatë kohës kur ka ndodhur tragjedia në klubin. Ata kanë anashkaluar detyrimet ligjore të parapara me ligj për mbrojtje dhe shpëtim, jo vetëm ndaj këtij klubi, por edhe ndaj objekteve të tjera. Për disa vite, aspak nuk kanë kryer masa për mbikëqyrje, ndjekje dhe inspektim ndaj objekteve që kryejnë veprimtari hotelerike si diskoteka dhe kabare. Me mosveprimin e tyre ata kanë dëmtuar sistemin për shpëtim dhe mbrojtje dhe me këtë në vazhdimësi i kanë ekspozuar qytetarët në rrezik nga objekte të pakontrolluara në aspekt të përmbushjes së kushteve ligjore për siguri, mbrojtje nga zjarret dhe për mbrojte nga rrezikim i jetës”, tha prokurori Lupço Kocevski.

Ai shtoi se krahas ish ministrit dhe ish sekretarit shtetëror, të dyshuar janë edh ish ministra të Ekonomisë dhe sekretarë shtetërorë të cilët e kanë kryer këtë funksion që nga themelimi i klubit.

Të dyshuar janë edhe tre persona zyrtarë të punësuar në sektorin për turizëm dhe hoteleri.

Advertisement

The post Kocevski: Ish inspektorë komunalë të ndërtimit, ish drejtorë të DMSH-së dhe ish ministra përfshihen në zgjerimin e hetimit për tragjedinë në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy