Kocevski: Është dhënë urdhër për arrestimin e shtatë policëve tjerë për zjarrin në Koçan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtatë policë të tjerë do të ndalohen në lidhje me tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan. Prokurori publik i shtetit, Ljupço Kocevski, sonte ka njoftuar se ka lëshuar urdhër për paraburgimin e shtatë policëve të rinj, të cilët nesër do të sillen para gjykatësit për procedurë paraprake.

“Se kush janë ata policë dhe çfarë është pjesë e hetimeve, prokuroria publike tashmë ka hapur hetim për disa prej tyre, por do të them që tani, po më thonë se është lëshuar urdhër për ndalimin e shtatë policëve të tjerë dhe nesër do të sillen para prokurorit publik, e pastaj gjykatësit për procedurë paraprake”, tha Kocevski.

“Ambienti i Pulse nuk ishte i njohur vetëm për policinë, por ishte i njohur për të gjithë qytetin. Ai ishte i njohur në pushtetin lokal, ishte i njohur edhe për të gjitha institucionet kompetente që duhej të funksiononin. Që do të thotë se për 13 vjet nuk është bërë asnjë inspektim i objektit në Koçan”, tha prokurori i shtetit Ljupço Kocevski në një intervistë në Telma.

The post Kocevski: Është dhënë urdhër për arrestimin e shtatë policëve tjerë për zjarrin në Koçan appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy