
Koçani është një qytet 120 km larg nga Shkupi, ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, me popullsi prej 31 602 . Qyteti Koçan është shtëpia e Komunës të Koçanit.
Në Koçani jetojnë 85% maqedonas, 6% romë dhe 9% janë pakica, vllehë, turq, serb dhe boshnjak, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sot Koçani ka qenë kryeqendra e lajmeve në Maqedoni, Ballkan dhe në botw. Deri tani, 51 persona janë raportuar si të vdekur dhe qindra të lënduar nga zjarri masiv që ndodhi në një diskotekë të improvizuar ku kishte mbi 1500 persona duke u argëtuar me grupin DNK.
Ende nuk janë identifikuar kufomat pasi shumica e të vdekurve nuk kanë pasur dokumentet identifikimi. Të lënduarit janë transferuar në spitalin e Koçanit, Shtipit dhe Klinikat Shkupit. /Telegrafi/
The post Koçani një vend i vogël në Maqedoni, që sot u shndërrua në kryeqendrën e dhimbjes appeared first on Telegrafi.