Klinika Zhan Mitrev tregon për kancerin e mushkërive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Karcinoma ose kanceri është një sëmundje në të cilën qelizat e trupit fillojnë të shumohen në mënyrë të pakontrolluar.

Kanceri i mushkërive fillon në mushkëri dhe mund të përhapet në nyjet limfatike ose në organe të tjera të trupit, por edhe në tru. Nga ana tjetër, kanceri me origjinë nga organe të tjera mund të përhapet edhe në mushkëri. Kur qelizat e kancerit përhapen nga një organ në tjetrin, quhet metastazë.

Kanceri i mushkërive zakonisht kategorizohet në dy lloje kryesore: qeliza të vogla dhe qeliza jo të vogla (këto përfshijnë adenokarcinomën dhe karcinomën me qeliza skuamoze). Këto lloje të kancerit rriten ndryshe dhe kërkojnë trajtime të ndryshme. Kanceri i mushkërive me qeliza jo të vogla është më i zakonshëm se kanceri i mushkërive me qeliza të vogla.

Cilat janë simptomat e kancerit të mushkërive?

Advertisement

Në shumicën e rasteve, kanceri i mushkërive nuk shkakton simptoma tek njerëzit derisa të jetë në një fazë të avancuar. Simptomat e kancerit të mushkërive mund të jenë të ndryshme për çdo person. Disa njerëz kanë simptoma të frymëmarrjes ose të tjera të lidhura me mushkëritë. Tek persona të tjerë, kanceri i mushkërive mund ta ketë origjinën nga pjesë të tjera të trupit nga ku është përhapur (metastazuar) dhe më pas të shkaktojë simptoma specifike në pjesën e prekur. Tek disa individë shfaqet vetëm siklet i përgjithshëm.

Simptomat e kancerit në mushkëri mund të jenë:

Kollë e vazhdueshme ose e përkeqësuar.

Dhimbje gjoksi.

Advertisement

Vështirësi në frymëmarrje.

Kollitje me gjak.

Ndjenja e lodhjes së vazhdueshme.

Humbje peshe pa ndonjë arsye të njohur.

Advertisement

Kanceri i mushkërive mund të shoqërohet me ndryshime të tjera, të tilla si periudha të përsëritura të pneumonisë dhe inflamacionit ose zmadhimit të nyjeve limfatike brenda gjoksit në zonën midis mushkërive.

Këto shenja/simptoma mund të shfaqen edhe si pasojë e sëmundjeve të tjera. Prandaj, është thelbësore që kur ekzistojnë shenja dhe simptoma të tilla, ato të mos neglizhohen, por domosdoshmërisht të vizitoni mjekun specialist që të mund të përcaktohet shkaku i vërtetë.

The post Klinika Zhan Mitrev tregon për kancerin e mushkërive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy