Klinika Zhan Mitrev ofron shërbimet më inovative stomatologjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjitha procedurat stomatologjike, ortodoncia dhe kirurgjia orale janë pjesë e shërbimeve në departamentin e ri stomatologjik të Klinikës Zhan Mitrev.

Qendra e re stomatologjike do të funksionojë sipas standardeve më moderne, ku me teknologjinë moderne 3D do të mund të përcaktohet saktësisht se çfarë i nevojitet pacientit.

 “Bëhet fjalë për teknologjinë më të fundit që mundëson për çdo pacient të përpunohet dhe ofrohet shërbimi i nevojshëm i personalizuar. Si pjesë përbërëse e këtij shërbimi është edhe ofrimi i anestezisë që tashmë aplikohet në mbarë botën, ku pacienti nuk do të ndjejë aspak dhimbje gjatë kryerjes së procedurës. Me ndihmën e teknologjisë 3D, do të mund ofrohet zgjedhja më e mirë e mundshme për çdo pacient në varësi të problemit përkatës. Nëpërmjet printerit 3D do të krijohet një model i plotë për pacientin, gjë që deri tani nuk është praktikë në vendin tonë”, sqarojnë nga Klinika Zhan Mitrev.

 Departamenti do të ofrojë shërbime në fushën e endodoncisë, ortodoncisë, protetikës fikse dhe të lëvizshme, kirurgjisë orale dhe implantologjisë. Në dispozicion është aparati dixhital i rrezeve X që mundëson grafi panoramike por edhe individuale të dhëmbëve.

Advertisement

Rezervimi i terminit bëhet në numrat e telefonit 02 3091 484 dhe 072 267 064.  

The post Klinika Zhan Mitrev ofron shërbimet më inovative stomatologjike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy