Klinika Zhan Mitrev me një njoftim për media ka njoftuar qytetarët për kontributet e stafit të tyre në konferenca profesionale të fizioterapisë.
“Me ftesë të Shoqatës Kroate të Fizioterapistëve, kolegu ynë Blazhe Arsov, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Fizioterapistëve të Maqedonisë, mori pjesë aktive në kongresin ndërkombëtar të fizioterapistëve, Physiotherapia Croatica, i cili u mbajt nga data 4 deri më 5 maj. Morën pjesë mbi 150 fizioterapistë nga rajoni (Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia).
Në mesin e 30 punimeve të prezantuara në fushën e fizioterapisë ishte edhe ai i kolegut Blazhe Arsov me temë “Sfidat e fizioterapisë në trajtimin e pacientëve me LVAD të implantuar” (bashkautorë Leposava Lazarovska dhe Dr. Tanja Angjusheva). Tema ngjalli interes dhe dëshirë për të krijuar bashkëpunim dhe hulumtim të përbashkët në fushën e trajtimit të pacientëve me LVAD.
Po ashtu në kuadër të kongresit, Shoqata Botërore për Fizikoterapi ëORLD PHYSITERAPY njoftoi se aplikacioni për pranim në shoqatë (MFZ) është miratuar nga të gjithë anëtarët dhe se zyrtarisht bëhet anëtare e kësaj organizate botërore.
MFZ është organizatë joqeveritare, themeluesit dhe menaxhuesit e së cilës janë pjesë e ekipit tonë të fizioterapistëve dhe aktualisht përfaqësojmë Maqedoninë në fushën e fizioterapisë.
Gjithashtu, me ftesë të Odës së Fizioterapistëve të Kosovës dhe kompanisë Iskra Medical nga Sllovenia, para 800 fizioterapistëve nga rajoni i gjerë i Kosovës, Shqipërisë, Italisë, Turqisë, Kroacisë, Sllovenisë, morëm pjesë aktive në ligjeratën me temë “Stimulimi Funksional Magnetik”, ku si përfaqësues të vetëm nga Maqedonia prezantuam punën e fizioterapistëve nga departamenti për trajtim intensiv në Klinikën Zhan Mitrev” thuhet në njoftimin e kësaj klinike. /Telegrafi/
The post Klinika Zhan Mitrev: Dy përfaqësime të rëndësishme nga ekipi ynë i fizioterapistëve appeared first on Telegrafi.