Publikimi i disa informacioneve nga një investigim gazetaresk nga Laboratori për gazetari hulumtuese “IRL”, shkaktori reagime të shumta në rrjete sociale.

Dokumentari hulumtues i cili mbrëmë pushtoj të gjitha mediat e vendit dhe jo vetëm, fliste për disa keqpërdorime me jetët e pacientëve, që sipas hulumtimit, ishin kryer në Spitalin Klinik, Zhan Mitrev në qytetin e Shkupit.

Sot përmes një komunikate për media kanë reaguar nga spitali Zhan Mitrev, duke i mohur të gjitha pretendimet dhe duke potencuar se që 22 vite spitali ka punuar në dobi të qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duke pasur parasysh se këto ditë në media janë publikuar informacione të rreme dhe fyese lidhur me punën e Spitalit klinik Zhan Mitrev dhe Akademik Dr. Zhan Mitrev, dëshirojmë të informojmë publikun, mediumet dhe të gjithë pacientët tanë si mëposhtë:

Spitali klinik Zhan Mitrev prej 22 vitesh punon me sukses në dobi të qytetarëve, duke u ofruar atyre shërbime të certifikuara sipas standardeve botërore, kujdes profesional që synon përmirësimin e shëndetit, gjë që është dëshmuar në raste të panumërta të suksesshme. Kjo qasje vazhdoi të zbatohej edhe gjatë pandemisë botërore të shkaktuar nga virusi COVID-19, gjatë së cilës klinika, me shumë mund dhe vullnet të pamasë nga punonjësit e saj, kontribuoi në shpëtimin e një numri të madh jetësh.

Jemi vërtet të tmerruar nga gjuha e urrejtjes tendencioze e përdorur kundër institucionit tonë, si dhe nga akuzat e pasakta, nga informacionet e fabrikuara që synojnë vetëm krijimin e një imazhi të rremë në publikun e gjerë për punën e Spitalit klinik Zhan Mitrev. Është e qartë se ky informacion i rremë është krijuar me qëllim për të deformuar faktet në lidhje me punën e suksesshme afatgjatë të Spitalit klinik Zhan Mitrev, ku punojnë më shumë se 400 ekspertë dhe profesionistë nën drejtimin e doktor Zhan Mitrev.

Kualifikimet e pavërteta të publikuara në media këto ditë kanë si synim dëmtimin e qëllimshëm të nderit dhe reputacionit të Spitalit klinik dhe nuk përputhen aspak me të vërtetën. Ato janë gjithashtu shqetësuese për pacientët tanë dhe të afërmit e tyre, të gjithë ekipin tonë që kanë punuar me përkushtim dhe ndershmëri gjatë gjithë këtyre viteve. Si institucion, ne praktikojmë ekskluzivisht mjekësinë e bazuar në dëshmi. Që nga fillimi, por edhe në të ardhmen, kemi qenë dhe do të mbetemi profesionistë në kryerjen e aktivitetit tonë dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë me kujdes dhe me profesionalizëm pacientët tanë që të përmirësojnë plotësisht shëndetin e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hapat tanë të ardhshëm do të jenë në drejtim të përdorimit të të gjitha mundësive ligjore në përputhje me ligjet, me qëllim parandalimin e këtyre dhe të gjitha sulmeve të tilla e të ngjashme të pabaza ndaj institucionit tonë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se menjëherë pas publikimit të emisionit dokumentar në fjalë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur lëndë në bazë të denoncimit publik, të parashikuar me Ligjin për Procedurë Penale.

“Rasti i është caktuar prokurorit publik kompetent, i cili do të ndërmarrë veprime për verifikimin e fakteve që tregojnë indicie për vepër penale dhe krime kundër shëndetit të njerëzve”, thanë nga Prokuroria Themelore Publike. /Telegrafi/


Prokuroria në Maqedoni hap lëndë për rastin “Zhan Mitrev”
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Klinika Zhan Mitrev: 22 vite punojmë me sukses në dobi të qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";