
Akceleratori i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji, i blerë para tetë viteve tashmë është montuar dhe është në disponim të pacientëve, informojnë nga Klinika.
Nga atje shtojnë se një sërë aktivitetesh përgatitëse i kanë paraprirë vënies në funksion të këtij akceleratori, përfshirë edhe rikonstruimin e plotë të bunkerit. është marrë pajisje e re shtesë, stabilizues të tensionit, është blerë pajisje e re imobilizuese, ndërsa është bërë edhe komisionimi i aparatit. Janë blerë mobilje, janë instaluar sisteme për monitorim të pacientëve, janë përfunduar të gjitha stazat e instalimit të sistemit, amtjet, kalibracioni dhe lëshimi në përdorim.
“Me instalimin e këtij akceleratori, në dispozicion kjo klinikë do të ketë 4 akceleratorë linear të cilët do të dedikohen për nevojat e pacientëve onkologjik. Gjithashtu, me këtë aparat në pajtim me planin, është vendosja e metodës së re, radioterapisë SRS me çka do të mbulohet edhe ky segment nga trajtimi radioterapeutik”, thuhet në kumtesën nga Klinika për radioterapi dhe onkologji.
Kjo është metodë për të cilën pacientët udhëzohen jashtë vendit, ndërsa pas vendosjes së metodës për pacientët ajo do të jetë e kapshme për Klinikën.
Nga kjo Klinikë theksojnë se për momentin të gjithë pacientët marrin radioterapi cilësore në pajtim me standaardet e vendeve evropiane.
me këtë vënie në funksion të kësaj pajisjeje, shtojnë, dukshëm përforcohet kapaciteti i KU për radioterapi dhe onkologji dhe pakësohen listat e pritjes për radioterapi.
The post Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear appeared first on Telegrafi.