Klinika e Fëmijëve në Shkup e stërmbushur me pacientë, 110 kontrolle në ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për një ditë në Spitalin për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup janë kontrolluar 110 pacientë. Gripi sezonal ka mbushur thuajse të gjithë kapacitetin spitalor në pediatri. Pacientët me pasqyrë më të rëndë ose diagnozë kronike hospitalizohen në Klinikë. Aktualisht të shtrirë janë rreth 120 fëmijë, e në mesin e tyre edhe një foshnje 10 ditëshe, tregon mjeku Mejdin Ibraimi. Sipas tij, për shkak të rrezikut për shtretër të lirë, pacientët që janë kah fundi me trajtim dhe mjekim, lirohen në shtëpi për të pritur pacientë të tjerë.

“Dje brenda ditës për kontroll kanë qenë rreth 110 fëmijë, dhe rreth 21 pranime në spitalin tonë. Kapacitetet pothuajse janë të mbushura, po në konsulta me specialistët në klinikën tonë, disa pacientë që janë afër përfundimit të mjekimit i lëshojmë që në kushte shtëpiake ta vazhdojnë mjekimin që të lirohen disa shtretër, të cilët na duhen, sepse për momentin nuk i dihet në çdo rast në çfarë kushtesh mund të na vijnë pacientët, domethënë me pasqyrë klinike më të rënduar, që të mos i kthejmë, t’i pranojmë në spitalin tonë”, tha Mejdin Ibraimi – pediatër.

Simptomat si temperaturat e larta, sekrecione nga hunda dhe fyti e pneumonitë e lehta janë të zakonshme për gripin, thotë mjeku Ibraimi dhe thotë se nuk ka hapësirë për shqetësim shtesë. Ai apelon që të mos bëhen shumë vizita nëpër shtëpi këtë periudhë, që të mbrohen fëmijët dhe të moshuarit, sepse pikërisht në këtë forma transmetohet gripi.

“Simptomatologjia është e njëjtë me gripin sezonal, që zakonisht e kemi në këtë stinë. Nuk ka hapësirë për panik, gjithë prindërit duhet të ndjekin rekomandimet e mjekëve, më shumë terapi simptomatike në shtëpi, më shumë vitamina, aspekti i shkuarjes ardhjes, ajo më shumë të izolohet, fëmija të rrij në shtëpi, të mos ketë shumë lëvizje të njerëzve”, shtoi Mejdin Ibraimi – pediatër.

Advertisement

Mjekët rekomandojnë poashtu që në këto ditë me ajër tejet të ndotur të evitohet dalja jashtë pa nevojë dhe të barten maska. Situata me gripin është e ngjashme edhe në qytetet tjera të vendit.

The post Klinika e Fëmijëve në Shkup e stërmbushur me pacientë, 110 kontrolle në ditë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy