Klekovski: Ulet numri i pacientëve kritikë, por fillon rreziku me infeksione

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjendja po përmirësohet, ulet numri i pacientëve kritikë, por jemi larg momentit të relaksimit. Lufta nuk ka përfunduar, sepse rreziku i infeksioneve tani ka filluar dhe një përkeqësim i mundshëm i situatës është ende përpara, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM).

“Nuk ka relaksim – sepse me zvogëlimin e rrezikut nga djegiet akute dhe dëmtimeve të frymëmarrjes, rreziku i infeksioneve fillon të rritet. Kështu që, lufta nuk ka mbaruar, është ende përpara dhe ka mundësi që pacientëve që kanë qenë në gjendje të mirë, gjendja e tyre të përkeqësohet për shkak të rrezikut nga infeksioni. Kjo luftë do të jetë e gjatë dhe nuk do të zgjidhet për një apo dy javë”, tha Klekovski në një konferencë për shtyp, duke theksuar se po bëhen monitorime dhe analiza të rregullta toksikologjike dhe mikrobiologjike si për gjendjet në vend ashtu edhe në spitalet jashtë vendit.

Ai theksoi se të 54 pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan që po trajtohen në vend janë në gjendje stabile, ndërsa nga 115 jashtë vendit, gjashtë janë në gjendje kritike. Ai njoftoi gjithashtu se dje janë shtruar gjashtë pacientë të rinj – pesë në Toksikologji dhe një me probleme të kombinuara respiratore dhe djegie.

Të hënën priten protokollet për kthimin në vend të pacientëve të parë nga jashtë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, gjë që me shumë mundësi do të ndodhë në gjysmën e dytë të javës. Ekipet nga Izraeli dhe Britania e Madhe, tha ai, po ndihmojnë në planifikimin e kthimit, rehabilitimit dhe trajtimit të mëtejshëm në vend.

Advertisement

Theksoi se trajtimi spitalor jashtë vendit është i garantuar falas dhe 100 për qind në kurriz të shtetit, në të cilin është i shtruar pacienti dhe se çdo gjë që shfaqet në publik në lidhje me ndonjë shpenzim për trajtim është dezinformatë.

Klekovski informoi se FSSHM-ja u ka dhënë udhëzime mjekëve të familjes që të heqin kufizimet në dhënien e barnave dhe pushimet mjekësore për të prekurit nga zjarri në Koçan dhe familjet e tyre, duke qenë se situata të tilla nuk janë paraparë deri më tani, përveç sëmundjeve ngjitëse.

“Kemi bashkëpunim të plotë me mjekët e familjes të cilët kanë ndihmuar shumë në menaxhimin e situatës së përgjithshme”, shtoi Klekovski. 

The post Klekovski: Ulet numri i pacientëve kritikë, por fillon rreziku me infeksione appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy