Kandidatja e OBRM-PDUKM-së për president të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, nuk mund t’i fitojë zgjedhjet pa votat e shqiptarëve, thotë Sasho Klekovski nga e njëjta parti.

Në intervistë për Alsat, Klekovski tha se vetëm votuesit e OBRM-PDUKM-së nuk mund t’ia sjellin fitoren Siljanovskës.

“Profesoresha Gordana Siljanovska Dovkova nëse dëshiron të fitojë e ka patjetër që të përfitojë votat e shqiptarëve etnikë. Njësoj sikur kryetarit të komunës së Gostivarit apo Tetovës i nevojiten votat e maqedonasve etnikë. Kur ju zgjedhin në sistem mazhoritar, votuesit tuaj nuk mjaftojnë për fitore. Unë pres që drejtuesit e fushatës së Siljanovskës do ta kenë parasysh këtë. Më duhet ta them se Siljanovska nuk është kandidati i njëjtë për shkak të përvojës politike në Parlament. Komunikimi në Parlament i ka mundësuar njohjen e faktorëve të ndryshëm politik në vend”, tha Klekovski, në intervistë për Alsat.

The post Klekovski: Siljanovska s’mund të bëhet presidente pa votat e shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";