Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski sot deklaroi se pret që deri në fund të janarit të jenë të gjitha barërat që mungojnë në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup.
“Nga gjashtë barërat të cilat janëd eficitare, katër do të zgjidhen në mënyrë administrative shumë shpejtë me anekse, njëri me siguri do të zgjidhet me donacion nga prodhuesi, ndërkaq do të gjejmë zgjidhje edhe për tjetrin”, potencoi Klekovski në deklaratë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë.
Paraparkisht, ai informoi se sot pasdite në FSSH është caktuar takim me përfaqësues të klinikave për onkologji, hematologji, të IPSH dhe kështu me radhë, për evidentim dhe ndjekje të pacientëve.
“Dëshirojmë të vendosim regjistra të pacientëve në të gjitha rajonet ku kemi përdorim të konsiderueshëm të barërave posaçërisht të shtrenjta. Ato janë onkologjia, hematologjia, në pediatri ka regjistra të tillë dhe në transfuziologji planifikojmë të vendoset një regjistër i tillë për të sëmurët nga hemofilia. Ato janë disa klinika ku kemi terapi posaçërisht të shtrenjtë ku mjekimi i një pacienti mund të kushtojë dhjetëra mijë euro në vit dhe mendoj se ko duhet të jetë e qartë dhe transparente”, nënvizoi Klekovski.
Klekovski, gjithashtu, tha se sot do të bisedojë edhe për kornizën kohore deri kur do të vendoseshin regjistra të tillë.
Disa pacientë të onkologjisë, për momentin nuk ka terapi biologjike, përkatësisht barërat “atezolizumab (tecentriq)”, “bevacizumab (avastin)”, “palbociclib”, “ribociclib”, “fulvestrant” dhe “cetuximab”. Ata druajnë se për kohë të shkurtë mund të mungojnë edhe “trastuzumab emtansine (kadcyla)”, “nivolumab”, “cobimetinib” dhe “vemurafenib”.
The post Klekovski: Pres që deri në fund të janarit të gjitha barërat të jenë në Onkologji appeared first on Telegrafi.