Kishte vjedhur gjashtë motoçikleta, arrestohet një person në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se më 19.06.2022 rreth orës 12:10 në Tetovë, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë kanë zbardhur gjashtë vjedhje të motoçikletave dhe kanë arrestuar V.N (26) nga Tetova.

Siç thonë nga MPB, ai dyshohet se muajin e kaluar dhe këtë muaj ka marrë ilegalisht gjashtë motoçikleta, tre prej të cilave iu gjetën në banesë.

“Motoçikletat e gjetura u janë kthyer pronarëve, dhe kundër V.N. do të vijojë një parashtrim i duhur sipas neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal”, thonë nga MPB Maqedoni.

The post Kishte vjedhur gjashtë motoçikleta, arrestohet një person në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy