Kisha Ortodokse e Serbisë e pranoi autoqefalin e Kishës Ortodokse Maqedonase

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kisha Ortodokse Serbe miratoi sot autoqefalin e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM)– Kryepeshkopatës së Ohrit (KO), gjatë liturgjisë së përbashkët në Katedralen në Shkup të krerëve të dy kishave, Patriarkut Porfir dhe Kryepeshkopit Stefan. Patriarku Porfir i dërgoi Patriarkanës Ekumenike një tomos për autoqefalin e KOM-KO, e cila tani vetëm formalisht duhet të konfirmojë zyrtarisht autoqefalin e KOM-KO, pasi më 9 maj e shpalli KOM-KO kishë kanonike.

Patriarku Porfir i dërgoi Patriarkanës Ekumenike një tomos për autoqefalin e KOM-KO, së cilës tashmë i mbetet vetëm të konfirmojë zyrtarisht autoqefalin e KOM-KO, pasi më 9 maj e shpalli KOM-KO kishë kanonike.

“Falë lutjeve tuaja kemi krijuar unitet, dhe tani vëllezër dhe motra ju sjellim një gëzim tjetër – Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe njëzëri në pritje të kërkesës së Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, Sinodit i Kishës tonë bekon autoqefalin e KOM-KO”, tha patriarku serb Porfirij, duke shtuar se detajet tekniko-organizative mbeten për t’u përpunuar, të cilat do të pasojnë me shpalljen zyrtare të një akti zyrtar.

Më pas të gjitha kishat ortodokse vendore do të njoftohen sipas rendit të tyre kanonik dhe do të pranojnë statusin autoqefal të KOM-KO”, tha Patriarku Porfir.

Advertisement

Që nga restaurimi i saj në vitin 1967, KOM-KA ka qenë e izoluar ndërkombëtarisht dhe e panjohur nga bota ortodokse./Telegrafi/

The post Kisha Ortodokse e Serbisë e pranoi autoqefalin e Kishës Ortodokse Maqedonase appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy