
“Ne vërtet bëmë evakuimin në kohë të viktimave, do të thosha se shumica ishin fëmijë, dhe ata u vendosën në objektet mjekësore bullgare para se të fillonte evakuimi i të lënduarve të tjerë”, tha sot ministri bullgar i shëndetësisë Silvi Kirilov.
Ai sot së bashku me ministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari dhe ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, kanë vizituar Spitalin Universitar shumëprofilik për trajtim aktiv dhe mjekësi urgjente “N.I.Pirogov”, njofton “BTA”.
“Asnjëherë nuk kemi menduar nëse do të ndihmojmë apo jo. Reagimi dhe mendimi i parë dhe i vetëm ishte se si dhe sa më shpejt të organizohet evakuimi dhe të krijohen kushte ideale për transportin e pacientëve të tillë jashtëzakonisht të rëndë, sepse ata janë në ventilim mekanik dhe gjithmonë mund të pritet një lloj kolapsi”, shpjegoi Kirilov./Telegrafi/
The post Kirilov: Kemi bërë evakuimin në kohë të viktimave nga Koçani appeared first on Telegrafi.