Kryeministri bullgar Kiril Petkov njofton se data e vizitës së tij të parë në Maqedoni ndoshta do të jetë 18 janari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në një intervistë për televizionin “Bloomberg”, siç raporton korrespondenti i AIM-s nga Sofja, Petkov tha se duan të krijojnë një kornizë krejtësisht të ndryshme për bisedimet me Kovaçevskin.
Ai thekson se deri më tani fokusi kryesor ka qenë te debati historik, por mendon se është më e rëndësishme që të gjitha diskutimet të vendosen mbi baza fituese për të gjithë. Prandaj, siç thotë ai, po hapim pesë grupe të reja – për infrastrukturë, ekonomi, shkëmbime kulturore, anëtarësim në BE dhe histori.
Ai thekson se dëshiron që këto grupe të punojnë jashtëzakonisht me efikasitet në gjashtë muajt e ardhshëm dhe të arrijnë rezultate reale.
Petkov gjithashtu tha se nuk e kupton pse duhet të fluturojë përmes Vjenës për të shkuar në Shkup, duke theksuar se duhet të ketë fluturime Sofje-Shkup. Ai shtoi se nuk e kupton pse nuk ka lidhje hekurudhore ndërmjet Sofjes dhe Shkupit./Telegrafi/
The post Kiril Petkov më 18 janar viziton Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.