Në kazermën në Gjorçe Petrov, sot do të bëhet pranim-dorëzimi i donacionit të Republikës Popullore të Kinës, e cila do të dhurojë pajisje mjekësore për Maqedoninë e Veriut.
Donacionet arrijnë vlerën e 250 mijë eurove dhe përbëhen nga 62 mijë maska, 4.200 syza mbrojtëse dhe pajisje tjera, për luftën ndaj COVID-19.
Në pranim-dorëzimin e donacionit është paralajmëruar prania e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq dhe ambasadorit kinez Xhang Xuo.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, kjo ngjarje do të organizohet në pajtim me rekomandimet për mbrojtje nga coronavirusi./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Kina me donacion në vlerë prej 250 mijë eurove për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.