KFC Delivery – prej tani dërgesë falas të mishit të preferuar deri në shtëpinë tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KFC Delivery – prej tani dërgesë falas të mishit të preferuar deri në shtëpinë tuaj

KFC Maqedoni, si lider në treg kur bëhet fjalë për mishin e pulës, ka vendosur dërgesën e vet në territorin e Shkupit dhe Tetovës. Me qëllim që të gjithë dashamirëve të mishit të pulës, t’u mundësohet mënyrë e lehtë për të arritur tek mishi i shijshëm, dërgesa do të bëhet pa pagesë.

Procesi i dërgesës është zbatuar sipas standardeve të njohura globale për kontrollin e cilësisë, higjienës dhe sigurisë së ushqimit. Çdo vakt i dorëzuar respekton parimet kryesore të brendit – i freskët, i shpejtë dhe sigurt i dorëzuar! Në këtë mënyrë, vëmendje e veçantë i kushtohet vendosjes së kontakteve minimale në të gjithë procesin, nga përgatitja deri te shpërndarja, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në përpjekjen për të respektuar masat e sigurisë. Për dorëzimin, kompania ka siguruar automjete profesionale që do të mundësojnë shpërndarjen e shpejtë dhe të besueshme.

Nga KFC thonë se fillimi i shpërndarjes së tyre është një mënyrë tjetër për t’u afruar më shumë me klientët e tyre dhe për t’i bërë specialitetet e tyre të disponueshme për këdo, në çdo kohë dhe kudo.

“Filozofia jonë është t’u ofrojmë mysafirëve tanë një zgjidhje të shijshme dhe të lehtë për një vakt cilësor, si dhe shërbim të shpejtë dhe të sigurt. Me platformën e re për dorëzimin, i cili menaxhohet plotësisht nga ekipi i KFC, ushqimet tuaja të preferuara do të jenë në dispozicion për të gjithë dashamirët e KFC në adresën e tyre në një mesatare prej 30 minutash. I gjithë ekipi punon për sigurimin e shërbimeve të larta sipas standardeve globale të pjekjes, me qëllim që t’u ofrojmë vlerë të re mysafirëve tanë dhe të jemi më afër tyre”.

Advertisement

Porositë do të bëhen online, përmes faqes së internetit delivery.kfc-mk.com, e cila është praktike dhe e lehtë për t’u përdorur dhe lejon monitorimin e statusit të porosive, dhe për një fleksibilitet më të madh, do të ekzistojë mundësia e pagesës me para ose me kartë. Konsumatorëve gjithashtu do t’i ofrohet promovime ekskluzive që do të jenë në dispozicion vetëm përmes këtij kanali dhe një numër përfitimesh po përgatiten për klientët besnikë.

KFC Maqedoni si një nga markat më inovative në vend edhe një herë ka treguar se është në hap me të gjitha trendet dhe gjithmonë gjen mënyrën për të ruajtur standardin e lartë të funksionimit dhe shërbimit.

Vizitoni faqen e internetit për të bërë porosi dhe shijoni një vakt të shijshëm dhe krokante nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Advertisement

The post KFC Delivery – prej tani dërgesë falas të mishit të preferuar deri në shtëpinë tuaj appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy