Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se Shtabi i Përgjithshëm Koordinues sot ka mbajtur seancë, në të cilët është diskutuar për situatën me COVID-19 në vend.
Në seancën e sotme të Shtabit të Përgjithshëm janë shqyrtuar propozimet, të cilat do t’i dorëzohet Qeverisë për shqyrtim në seancën e nesërme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Shtabi i Përgjithshëm ka vendosur t’i propozojë Qeverisë që mësimi në vitin e ri shkollor të zbatohet me prezencë fizike (me përjashtime).
Gjithashtu është propozuar që gjatë hyrjes dhe daljes nga RMV gjithë qytetarët të posedojnë certifikatë vaksinimi, vërtetim për shërim nga COVID-19 (jo më të vjetër se 45 ditë), ose test negativ PCR.
“Në mbledhjen e sotme, është diskutuar që, përveç konfirmimit të vaksinimit, për personat mbi 18 vjeç kur hyjnë në objektet hotelerike në ambiente të hapura, të vlejë edhe certifikata për shërim nga COVID-19, për 45 ditë nga dita e infektimit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
The post Këto janë masat që i janë propozuar Qeverisë së RMV-së: Mësimi të zhvillohet me prezencë fizike, masa të reja në kufi appeared first on Telegrafi.