Qeveria sot në mbledhje nuk ka marrë ndonjë vendim për shpallje të gjendjes së krizës për shkak të përhapjes së coronavirusit, por kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Këshillit për Siguri.

“Nesër pritet të mbahet mbledhje e Këshillit për Siguri te presidenti, dhe më pastaj Qeveria nuk përjashton mundësinë që të mbahet mbledhje ku do të merr vendime të reja për menaxhimin me pandeminë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Këshilli për Siguri nesër do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për gjendjen aktuale me pandeminë në RMV si dhe me masat dhe aktivitetet e institucioneve.

Në mbledhjen e 10-të që do të mbahet në Vondo te Pendarovski, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit për Siguri, me ftesë të presidentit do të merr pjesë edhe ministri Venko Filipçe./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Këshilli për Siguri do të diskutojë nëse do të shpallet gjendja e krizës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.