Këshilli i Qytetit të Shkupit në mbledhjen e sotme nuk ka miratuar Vendim për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për realizimin e projektit për futjen e autobusëve të shpejtë transit (BRT) në qytetin e Shkupit. 14 këshilltarë votuan “pro” vendimit, katër “kundër” dhe dy abstenuan. Kundër këtij vendimi votuan këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, nga Zelen Human Grad dhe nga “E Majta”.

Sistemi BRT, i cili ishte projekt i kryetarit të mëparshëm Petre Shilegov, është një nga zgjidhjet për uljen e kaosit të trafikut në kryeqytet dhe ky është viti i tretë që nuk zbatohet dhe paguhen gjoba. Paratë për BRT-në janë aty, por edhe paguhen gjoba nga buxheti i shtetit – 350 mijë euro në vit interes për BERZH-in, sepse është marrë kredia prej 70 milionë euro, por projekti nuk realizohet.

“Ne nuk do ta mbështesim këtë propozim për futjen e sistemit BRT, sepse pavarësisht se vazhdimisht na akuzoni se nuk kemi qëndrim, qëndrimi ynë është që qytetarët nuk e kanë përkrahur këtë sistem, andaj OBRM-PDUKM nuk do ta mbështesë”, tha këshilltari Filip Janevski nga OBRM-PDUKM.

Këshilltarja nga LSDM, Ljubica Jançeva, mendon se problemi me transportin publik nuk do të zgjidhet me blerjen e autobusëve të rinj që do të qarkullonin nëpër linjat e vjetra./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk i ka miratuar vendimet për futjen e BRT-së dhe blerjen e autobusëve appeared first on Telegrafi.