Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 63-të, në rend dite të së cilës është ankesa e prokurores Vilma Ruskovska.
Prokurorja Vilma Ruskovska parashtroi ankesë kundër vendimit për suspendimin e saj në Këshillin e Prokurorëve Publikë javën e kaluar. Përmes ankesës, siç sqaroi Ruskovska, i hedh poshtë pretendimet në vendim dhe këtë e konsideron si pezullim të ligjit dhe drejtësisë.
Prokurori publik republikan, në bazë të nenit 81 të Ligjit për prokurorinë publike, solli Vendim për largim nga funksioni të shefes së Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska derisa është në rrjedhë procedura e inicuar rreth paraqitjes së parashtruar nga Arafat Muarremi për bastisjen e 18 korrikut në Drejtorinë e policisë financiare.
The post Këshilli i Prokurorëve sot diskuton për ankesën e Vilma Ruskovskës appeared first on Telegrafi.