Këshilli i Prokurorëve Publikë në RMV: Mbetet në fuqi pezullimi për Mustafa Hajrullahin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli i Prokurorëve Publikë në RMV konfirmoi vendimin e prokurorit Ljupço Kocevski për suspendimin e prokurorit Mustafa Hajrullahi. Vendimi është marrë me shtatë vota “pro” dhe një “kundër”.

Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë konfirmuan sot vendimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kotsevski për suspendimin e prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi ndërsa ndaj tij vazhdon procedimi penal. Këshilli e hodhi poshtë ankesën e Hajrullahit si të pabazuar.

“Konfirmohet vendimi me të cilin prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi tërhiqet nga pozita e prokurorit publik derisa ka procedurë penale ndaj tij”, tha sot kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrievska.

Anëtarja e Këshillit, Keti Petkova, nga ana tjetër, konsideron se vendimi duhet të ndryshohet, pasi sipas saj, prokurori publik Kocevski me vendimin për suspendimin e Hajrullahit e shkel Ligjin për Prokurorinë Publike.

Advertisement

“Është e papranueshme që shkak për suspendim të jetë akuza penale për mobbing”, tha Petkova./Telegrafi/

The post Këshilli i Prokurorëve Publikë në RMV: Mbetet në fuqi pezullimi për Mustafa Hajrullahin appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy