Këshilli i Komunës së Tetovës miratoi partneritet publik – privat për grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli i Komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme të 19-të votoi vendimin me të cilin miratohet partneriteti publiko – privat për grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave. Komuna paraprakisht ka zbatuar tender në të cilin ishte zgjedhur një firmë nga Sllovenia që ta kryejë këtë shërbim. Tenderit i parapriu studimi i fizibilitetit për jusifikimin e partneritetit publik privat.

“Si ofertuesi më i favorshëm u zgjodh Kompania Saubermasher Slovenia, shërbime për mbrojtjen e mjedisit me seli në Murska Sobota. Lënda e kontratës për themelimin e partneritetit publiko-privat për grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave komunale në tërë territorin e Komunës së Tetovës deri në deponinë e Rusinos, e cila realizohet si furnizim publik. Qëllimet që duhet të arrihen me dhënien e kontratës së partneritetit publik privat është një sistem i integruar i menaxhimit të mbeturinave që do të jetë efikas në drejtim të largimit të të gjitha mbeturinave, uljes së sasive dhe eliminimit të rreziqeve për mjedisin jetësor”, deklaroi Besar Durmishi, kryetar i Këshillit.

Në seancë shumica e Këshillit miratoi konkluzionin me të cilin miratohet që Komuna të bëjë ende studime fizibilitetit për justifikimin e formimit të më shumë partneriteteve publike private, për ndërtimin e ndërtesës administrative të komunës, si dhe për ndërtim, rikonstruim dhe menaxhim me akuaparkun në qendrën sportive – rekreative në Tetovë.

Opozita reagoi për nevojën që të ndërtohet akuapark.

Advertisement

“Ndërtimi i akuaparqeve rezultoi të ishte investim i dështuar për shkak të paarsyeshmërisë financiare. Prandaj dyshojmë se pas këtij akti fshihet korrupsioni dhe qëllimi i vetëm i kryetarit është që të krijojë burim financiar për një kompani të afërt me Lëvizjen Besa”, deklaroi Liridon Disha nga BDI.

“Në Tetovë është ndërtuar një pishinë sipas të gjitha standardeve evropiane nga Qeveria e LSDM-së, por siç thotë një fjalë e urtë ‘Atë që kemi bërë ne, ata as nuk e zbardhin’. E njëjta gjë do të jetë edhe me këtë pishinë të re. Diçka që ekziston, të bëhet diçka tjetër, nuk është e drejtë, është shpenzim i parave të qytetarëve”, deklaroi Gligorije Stojanovski nga LSDM.

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së kërkoi që Komuna të ndajë nga tre mijë denarë për çdo nxënës të klasës së parë në Komunën e Tetovës, pas çka ishte vendosur që të bëhet koordinim për mundësinë e realizimit të kësaj ideje.

The post Këshilli i Komunës së Tetovës miratoi partneritet publik – privat për grumbullimin dhe deponimin e mbeturinave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy