Këshilli i Ambasadorëve në Maqedoninë e Veriut kërkon që zgjedhjet kuvendare që janë caktuar për më 15 korrik, të mbahen në atmosferë demokratike dhe me respektim të protokolleve shëndetësore.
Këshilli thotë se në këtë mënyrë do të tregohet se në vend ka ambient demokratik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është e nevojshme, që deri në fund të vitit pas formimit të Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re të manifestojmë qasje të bashkuar drejt BE-së, në pritke të fillimit të negociatave dhe të liruar nga nacionalizmi dhe kalkulimet e ngushta partiake”, thonë nga Këshilli.
Ndërkohë sa i përket situatës me pandeminë, nga Këshilli kërkojnë sjellje të përgjegjshme nga të gjithë qytetarët, liderët fetarë dhe sidomos faktori politik./Telegrafi/
The post Këshilli i Ambasadorëve: Zgjedhjet të mbahen në atmosferë demokratike appeared first on Telegrafi.