Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Kavadrit, Lazar Nanev.

Siç njofton “Telma” edhe pse dy procedimet disiplinore me kërkesë të tij u zhvilluan me praninë e publikut, sot sërish me kërkesë të tij publiku u përjashtua dhe anëtarët e këshillit diskutuan me dyer të mbyllura dhe morën këtë vendim.

Për Nanevin janë dy procedura në Këshillin Gjyqësor për të përcaktuar përgjegjësinë e tij.

Njëra ka të bëjë me faktin se në kohën kur ishte kryetar i Gjykatës Themelore, Kavadari e ka kryer detyrën në mënyrë të pakujdesshme dhe joprofesionale për shkak se ka bërë 95 telefonata me të akuzuarit në një rast që drejtonte, dhe tjetra se ka dëmtuar reputacionin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Këshilli Gjyqësor shkarkon gjyqtarin Lazar Nanev appeared first on Telegrafi.