Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme vendosi publikimin e shpalljes për përzgjedhjen e gjithsej 50 gjyqtarëve në gjykata të ndryshme në mbarë vendin. Njëkohësisht, sot Këshilli i Prokurorëve Publikë publikoi edhe shpalljet për përzgjedhjen e gjithsej 47 prokurorëve publikë nëpër disa Prokurori Publike Themelore në mbarë vendin.
Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica Dimitrieska, sqaroi se është publikuar shpallje për zgjedhjen e 14 prokurorëve publikë në Prokurorinë Publike Shkup, katër në Prokurorinë Publike Tetovë, nga tre në Prokurorinë Publike Kumanovë, Ohër, Prilep dhe në Shtip, nga dy në Gjevgjeli, Manastir, Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë dhe nga një në Prokuroritë Publike në Kriva Pallankë, Veles, Resnjë, Strugë, Radovish, Dellçevë dhe Koçan.
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik dje ka ndarë certifikatat për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë publikë nga gjenerata e tetë në trajnimin fillestar dhe certifikata kanë marrë gjithsej 97 kandidatë, prej të cilëve 50 gjyqtarë dhe 47 prokurorë publikë./Alsat/
The post Këshilli Gjyqësor publikoi shpalljen për gjykatës dhe prokurorë appeared first on Telegrafi.