Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka filluar aktivitetet lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Misionit vlerësues të BE-së.

“Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me ekspertë të projektit të BE-së Mbështetje për sundimin e ligjit, financuar nga BE-ja, të udhëhequr nga udhëheqësi i ekipit të projektit Dieter Schindlauer dhe udhëheqësi i komponentit – Përkrahja e BE-së për sundimin e ligjit Grzegorz. Borkovski, në periudhën 22 – 24 janar, mbahet Punëtoria për Raportin e Misionit vlerësues të Bashkimit Evropian për funksionimin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të zbatimit të rekomandimeve të përfshira në raporti”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të publikuar në faqen e internetit.

Pas përfundimit të punëtorisë, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të informojë për konkluzionet e miratuara dhe hapat e mëtejshëm, thuhet në deklaratë.

The post Këshilli Gjyqësor në Maqedoni ka filluar aktivitetet lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Misionit Vlerësues të BE-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";